Ramabaja e lidh incidentin e Osmanit me Serbinë e Rusinë, harron që në qeveri është VLEN-i Kurtit - NACIONALE

Ramabaja e lidh incidentin e Osmanit me Serbinë e Rusinë, harron që në qeveri është VLEN-i Kurtit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist i përhershëm në T7 dhe aktivist i VV-së, ka komentuar incidentin e Vjosa Osmanit, presidente e Kosovës, në aeroportin e Shkupit.

Sipas Ramabajës, kjo është një shkelje flagrante diplomatike.

Tutje, Ramabaja krejt këtë incident e ka lidhur me luftën hibride serbo-ruse.

“Sigurimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit [Maqedonia e Veriut] shkakton një shkelje flagrante diplomatike - sulmon Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin, duke shpërfillur haptazi normat ndërkombëtare dhe duke shpërfaqur qartë ndikimin e thellë serbo-rus në Shkup.

Pas provokimit që segmente të shërbimeve serbo-ruse kishin bërë në Malin e Zi (përmes aprovimit të një rezolute në Parlamentin malazez për kampin në Jasenovac, që pasoi me shpalljen e tre liderve politik malazez si persona non gratahttps), vije ky provokim i radhës nga deluzionistët nacionalist maqedon të VMRO-së, edhe këta në shërbim të luftës hibride serbo-ruse” – ka shkruar ai.

Megjithatë, Ramabaja duket se ka harruar që në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut janë politikanët nga radhët e VLEN-it, që ishte përkrahur në zgjedhje nga ana e VV-së e kryeministrit Albin Kurti.

Lajme të ngjashme