Ramabaja e kritikon Macronin: Franca duhet ta shpjerë në pension të pamerituar politik - NACIONALE

Ramabaja e kritikon Macronin: Franca duhet ta shpjerë në pension të pamerituar politik

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist në T7 dhe aktivist i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar në mënyrë kritike marrëveshjen e Francës me Serbinë për shitjen e 12 aeroplanëve ushtarakë “Rafale”.

Në shkrimin e tij, Ramabaja ka vlerësuar se Franca e presidentit Emmanuel Macron është pozicionuar hapur në favor të Serbisë.

Në fund, Ramabaja ka shkruar se Franca “e revolucioneve shoqërore” duhet ta shpjerë në pension Macronin.

“Franca e revolucioneve shoqërore duhet t'i jap përgjigjen meritore këtij politikani atipik dhe ta shpjerë sa më shpejt në pensionin e pamerituar politik” – ka shkruar Ramabaja.

Lajme të ngjashme