Ramabaja e godet Memli Krasniqin: Vogëlsia e tij kërkoi zgjedhje, PDK e përcolli mesazhin e Edi Ramës - NACIONALE

Ramabaja e godet Memli Krasniqin: Vogëlsia e tij kërkoi zgjedhje, PDK e përcolli mesazhin e Edi Ramës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sadri Ramabaja, analist, ka shkruar një status orë më parë, ku ka komentuar nismën e PDK-së, e cila theksoi se kërkon zgjedhje të parakohshme.

Në shkrimin e tij, z. Ramabaja e kritikoi ashpër edhe Memli Krasniqin, kryetar i PDK-së, duke theksuar se kërkesa e PDK-së është mesazh i Edi Ramës, kryeministër i Kosovës.

“Vogëlsia e tij Memli Krasniqi kërkoi zgjedhje të parakohëshme dhe paralajmroi bojkot ndaj institucioneve të Republikës. Si deuteragonist që është, ai duket se nuk din çka flet, prandaj vetëm përcolli mesazhin që i është dhënë nga sivëllai i tij i gjatë Edi Rama. Unë them që duhet t'ia vizatoj dikush, se ndërkohë ka sjellë PDK në forcë politike me përqindje njëshifrore, e nuk e ndihmon dot as Edi Rama e as Lista Serbe, që të ngjitet lart.” – shkroi Ramabaja ndër të tjera.

Lajme të ngjashme