Ramabaja e bën sërish, lëshon studion pasi Lushtaku i thotë “ke lidhje me UDB-ën” - NACIONALE

Ramabaja e bën sërish, lëshon studion pasi Lushtaku i thotë “ke lidhje me UDB-ën”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“Ke lidhje me UDB-ën”.

Ishte kjo fjali e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, që bëri që analisti dhe i vetëmbajturi profesor (nuk dihet kurrë se ku ligjëron) Sadri Ramabaja, nga televizioni T7 gjatë një debati ku po diskutohej për përleshjet fizike në Kuvendin e Kosovës.

Ramabaja, analist dhe anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, i njohur për qëndrimet më kontraverze që sfidojnë logjikën e shëndoshl të jo pakkujt në vend, lëshoi emisionin pasi kërkoi nga Lushtaku të tërhiqte fjalën të cilën e konsideroi “shpifje ordinere”. Deputeti i PDK-së, megjithatë s'e tërhoqi.

Lushtaku, duke debatuar me të vetëmbajturin profesor i tha se “ka informacione” që ai ka “lidhje” me UDB-në, por duke mos e shpjeguar pretendimin e tij më tej. Por, tha ai, “kjo është çështje e jotja”. Ramabaja s'e përpiu dot dhe u largua nga studio si dhe e quajti "rrugaç".

Lajme të ngjashme