Ramabaja citon Albrightin në shkrimin kundër planit franko-gjerman: Logikë neofashiste
Sadri Ramabaja, analist dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkruar një shkrim në të cilin ka diskutuar planin franko-gjerman, të cilin tashmë e ka pranuar kryeministri Albin Kurti.
Në shkrimin e tij, Ramabaja ka kritikuar përmbajtjen e planit franko-gjerman, ndonëse Kurtit, shefi i tij në LVV e ka quajtur bazë të mirë. Për Ramabajën, plani franko-gjerman ka logjikë neofashiste.
“Në thelbin e këtij neni, disi prajshëm, çet kokë logjika neofashiste, e njejtë me atë të ministrit gjerman në raport me Ukrainën dhe gadishmërinë prë sakrifikimin e saj. Autorët dhe mbështetësit e këtij neni fare hapur dhe me plot arrogancë shpërfaqin pajtueshmërin për shkërmoçjen e pavarësisë së brishtë të Kosovës, duke ia imponuar Bashkësinë e Komunave Serbe në emër të nevojës që paskërka minoriteti serb, përtej garancive që kishte dhënë Plani i Ahtisarit, për një “nivel të duhur të vetqeverisjes”!” – shkroi ai.
Në shkrimin e tij, të titulluar “Bashkësia e Komunave Serbe dhe logjika e neofashizmit”, Ramabaja ka cituar edhe Medeline Albright, ish-sekretare e shtetit të ShBA-së.
“Logjika e neofashistëve ka diçka të përbashkët me mentalitetin e tufës. Shefat e shteteve dhe qeverive moderne, vëzhgonë dhe imitojnë njëri-tjetrin. Ata, si tufa, ndjekin me vëmendje se nga po shkon rryma, si po e drejtojnë shoqërinë kolegët e tyre, si po ia arrijnë ta marrin pushtetin dhe ta ruajnë atë me dekada. Ata, tek shkruan për këtë fenomen Madeliene Albrigt, shkelin në gjurmët e njëri-tjetrit, ngajshëm siç kishte pasuar Hitleri Musolinin. Sot tufa po lëvizë në kahun e fashizmit. [Madeleine Albright, Faschismus – Eine Ëarnung, Koeln 2018, f. 287]” – shkruan z. Ramabaja.