Ramabaja boton “pjesëzën” e analizës së madhe në ardhje, deshifron qëllimet serbe - NACIONALE

Ramabaja boton “pjesëzën” e analizës së madhe në ardhje, deshifron qëllimet serbe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjashtë mijë eurot që i kishte marrë nga Zyra e Kryeministrit edhe mund t’i jenë harxhuar. Kjo ngase vërehet një deficit i madh gjuhësor në “analizën në ardhje” të askujt më pak se Institutitit Shqiptar për Gjeopolitik, që udhëhiqet nga Sadri Ramabaja. Me siguri që ndonjë lektor do të shfaqet herët apo vonë.

Lexues të dashur, Sadri Ramabaja ka ndarë vetëm se një segment të vogël të analizës pasuese, por shkurtësia është premtuese.

Serbia po dëshmohet po aq e vendosur sa edhe Rusia si fuqi bërthamore, e cila jo rrallë po vepron e kujdeshme në fushbetejat e saj në Ukrainë!”, ka shkruar Sadri Ramabaja.

Për të mos e penguar mendimin e Ramabajës, po e botojmë të plotë shkrimin e shkurtë (mos vini re gabimet gjuhësore):

Serbia po dëshmohet po aq e vendosur sa edhe Rusia si fuqi bërthamore, e cila jo rrallë po vepron e kujdeshme në fushbetejat e saj në Ukrainë!

Në dritën e zhvillimeve gjeopolitike aktuale pala kosovare me të drejtë ndjehet e zhgënjyer për faktin se presioni perëndimor sërish po vazhdon të ushtrohet kundruall Prishtinës zyrtare, ndërkaq ndaj Serbisë mungon, respektivisht ai është i mefshtë dhe për rrjedhojë nuk po jep efektin e dëshiruar. Kjo sjellje shpjen në kalendrat greke realizimin e Marrëveshjes së Brukselit, e cila do t’i mundësonte Kosovës të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare pa rezistencën serbe, respektivisht do t’i hapte rrugë njohjes reciproke, duke i mundësuar Republikës së Kosovës të avancojë zhvillimin ekonomik e shoqëror si një anëtar i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare.

Në këto rrethana, pavarësisht se përballjen e re shqiptaro-serbe nuk e dëshiron asnjëra nga palët konstruktive të qendrave vendimmarërse perendimore, ajo nga ekspertë të fushës, po cilësohet si e pashmangshme. [Frgment i analzës në ardhje]

­

Lajme të ngjashme