Ramabaja i akuzon Lajçakun e Borrellin si pro-serbë: Ranë në kurthin e përgatitur për Kurtin
Analisti politik, Sadri Ramabaja, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka komentuar intervistën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Sipas Ramabajës, përmes kësaj interviste Lajçak, ka bëre përpjekje që të mbulojë pozicionimin që pati dyshja evropianë gjatë takimit Kurti-Vuçiq.
‘’Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, në një bashkëbisedim me “Atlantic Council” ka folur për zhvillimet gjatë takimit të 27 shkurtit në Bruksel.Diplomati sllovak me këtë rast, duket qartë, bën përpjekje të sforcuar që të mbulojë pozicionimin proserb që pati dyshja europiane gjatë takimit Kurti-Vuçiq.- ka deklaruar Ramabaja.
Sipas tij, dyshja evropiane si dhe presidenti i Serbisë Alexander Vuçiq, në takimin e 27 shkurtit, në Bruksel, ranë në kurthin të cilin i kishin përgranditur kryeministrit të Kosovës.
‘’Paragjykimi që kishte dyshja europiane kishte të njejtin burim informacioni si edhe ai i Vuçiqit. Ata paraprakisht ishin informuar se marrëveshja do të refuzohet nga pala kosovare, prandaj diplomatët e Brukselit që më së paku përfaqësojnë Brukeslin, tok me Vuçiqin, ranë në kurthin që ia kishin pregaditur kryeminsitrit tonë, Albin Kurtit.’’- tha ai.