Rama vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti Macron - NACIONALE

Rama vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti Macron

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot po e realizon një vizitë zyrtare në Paris.

Kjo vizitë lidhte me samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, i cili është thirrur nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Rama ka treguar se në Pallatin Elysée është pritur nga presidenti francez.

“Paris – Mikpritja në Pallatin Élysée nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pak para nisjes së samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën”, ka shkruar Rama në profilin e tij në “Facebook”.

Gjatë kësaj vizite, Rama është takuar edhe me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin.

“Për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standartet e me praktikat më të mira europiane”, ka treguar Rama.

Lajme të ngjashme