Rama: Vetëm 10 ditët e fundit të dhjetorit, mbi 130 mijë qytetarë u bënë pjesë e festave në Prishtinë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se në 10 ditët e fundit të vitit të kaluar, mbi 130 mijë qytetarë morën pjesë në festat e Kryeqytetit.
“Mbi 130 mijë qytetarë, shumë prej tyre vizitorë nga vende të ndryshme, për vetëm 10 ditët e fundit të dhjetorit 2023, u bënë pjesë e festave në Prishtinë”, tha Rama.
Mbushja e shesheve me qytetarë tregon se sa "i veçantë, vibrant e i ngrohtë është kryeqyteti ynë", tha Rama.
“Sheshet tona, rrugët e lagjet e ndryshme janë mbushur me qytetarë si kurrë më parë. Bisedat me njëri – tjetrin të shoqëruara me kafen, çajin apo verën e ngrohtë nën tingujt e magjishëm të këngëve tona të interpretuara mrekullisht nga artistët tanë, na treguan edhe njëherë se sa i veçantë, vibrant e i ngrohtë është kryeqyteti ynë”. - tha ai.