Rama uron Kurtin për mandatin e ri, e fton për vizitë në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për marrjen e mandatit të ri.
Në urimin e tij, Rama ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në mes të dy vendeve.
Në fund të urimit të tij, ai e ka ftuar kryeministren Kurti në një vizitë zyrtare në Shqipëri.
“Mandati Juaj i ri qeverisës më ofron rastin e duhur t’Ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për sukses. Gjithashtu, e shfrytëzoj këtë mundësi për të riafirmuar gatishmërinë time dhe të Qeverisë që unë drejtoj, për një bashkëpunim të gjithanshëm, në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat, për të përshpejtuar hapat në rrugëtimin tonë sfidues drejt Shtëpisë së Përbashkët Evropiane. Zbatimi sa më i plotë i marrëveshjeve të miratuara dhe shqyrtimi e angazhimi në projekte të reja, nga sektorët më të rëndësishëm e prioritarë, janë në dobi dhe do të përmirësojnë e pasurojnë më tej jetën e qytetarëve tanë”, ka shkruar Rama.