Rama: UNMIK-ut, i ka përfunduar misionin në Kosovë
Kryemnistri i Shqiperisë, Edi Rama përmes një postimi në Tëitter, ka thënë se UNMIK-u, ka përfunduar misionin e tij në Kosovë dhe qedrimin e Shqiperisë do ta shprehin edhe në Keshillin e Sigurimit.
Rama, ka ndarë një fotografi më shefen e re të UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ku ka lavdëruar punën e sajë.
“I mbresuar shumë pozitivisht nga shefja e re e UNMIK-ut Caroline Ziadeh. Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe ky qëndrim i yni do të shprehet qartë edhe në Këshillin e Sigurimit. Por ndërkohë dialogu e ndërveprimi me zonjën dhe ekipin e saj kanë veç dobi për Kosovën”, ka shkruar Rama.
I mbresuar shumë pozitivisht nga shefja e re e UNMIK-ut Caroline Ziadeh. Për ne UNMIK-u e ka mbaruar misionin në Kosovë dhe ky qëndrim i yni do të shprehet qartë edhe në Këshillin e Sigurimit.Por ndërkohë dialogu e ndërveprimi me zonjën dhe ekipin e saj kanë veç dobi për Kosovën. pic.twitter.com/H9nIQ9ZyU0
— Edi Rama (@ediramaal) September 7, 2022