Rama thotë se nga Kurti e ka pasur “ose hajde me mu të zhbllokoj, ose je armiku ynë” - NACIONALE

Rama thotë se nga Kurti e ka pasur “ose hajde me mu të zhbllokoj, ose je armiku ynë”

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, pretendon se Lëvizja Vetëvendosje i ka ofruar një “një mënyrë” për bashkëpunim gjatë dy viteve të para të mandatit.

Në një paraqitje në VV Show me Vehbi Kajtazin dhe Visar Ymerin të premten, Rama tregoi për tensionet me nivelin qendror dhe për një ftesë që i ka ardhur nga partia në pushtet.

"Përkundër faktit që kam provu me bashkëpunu me ta dy vitet e para, e kam pa që nuk janë njerëz që bashkëpunohet me ta sepse kanë thënë 'eja me neve të zhbllokojmë, përndryshe nëse s'je me neve, je armiku ynë', një mendësi e rrezikshme, një ideologji e mbrapsht, ideologji e stërvjetëruar para 100 e kusur vitesh", deklaroi Rama.

Kryetari i Prishtinës, që synon edhe një mandat tjetër, akuzoi nivelin qendror për bllokime të qëllimshme dhe joligjore të projekteve të nisura nga Komuna.

"Ne kemi shty përpara projekte të mëdha si unazën e kryeqytetit, që nuk u bë si pasojë e bllokadave të nivelit qendror. Si platforma që lidhë pallatin me Arbërinë e cila ka fillu dhe prap e kanë ndalë për çështje puro politike. E kanë ndalë në mënyrë joligjore. Nënkalimin në Agim Ramadani, prap qe dy vjet e kanë ndalë, për çështje puro politike", tha Rama.

Ai shtoi se përkundër bllokadave, ka vazhduar me realizimin e projekteve të tjera madhore në kryeqytet.

Lajme të ngjashme