Rama thotë se ishte qesharake rëndësia që iu dha sulmit në Gramsh - NACIONALE

Rama thotë se ishte qesharake rëndësia që iu dha sulmit në Gramsh

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur qesharake rëndësinë që iu dha sulmit nga dy rusë e një ukrainas në uzinën e Gramshit.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Luksemburgut, Rama ka thënë se ato nuk janë objekte të rëndësisë së veçantë dhe as fabrika që prodhojnë armë.

Nuk kam pasur mundësi të shprehem lidhur me këtë edhe pse ministrat kanë bërë shpjegimet. Mjegulla e ngritur mbi objekte të rëndësisë së veçantë ishte për të qarë dhe për të qeshur. Ato nuk janë objekte të rëndësisë së veçantë, as fabrika që prodhojnë armë. Janë të deklasifikuara si objekte në vitin 2012. Dhe faktikisht kanë statusin e shpk. që janë të falimentuara dhe që janë deri në pikën për shkak se nuk kanë mundësi të paguajnë iu priten edhe dritat, kanë edhe disa roje aty. Të thuash që po bëj spiunazh duke fotografuar ato mbetje të komunizmit është shumë qesharake”, ka deklaruar Rama.

Lajme të ngjashme