Rama thërret konferencë për media për buxhetin e Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë sot konferencë për media në orën 14:00.
Ai ka njoftuar se adresimi i tij lidhet me mospërfshirjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës në Buxhetin e Kosovës.
Rama kishte reaguar ditën kur Prishtina nuk u përfshi në buxhet në lidhje me këtë çështje, duke shprehur shqetësimin për situatën e krijuar.