Rama takohet me Presidenten Vjosa Osmani
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pritur në takim nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vend.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Rama do të zhvillojë takim edhe me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në agjendën e tij parashihet pjesëmarrja në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala. Po ashtu, ai do të mbajë një leksion të hapur me studentët e Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina" dhe me nxënësit e Gjimnazi "Sami Frashëri".