Rama: Ka nisur ndërtimi i një shkolle moderne, do të reduktojë komunikacionin
Kryetati i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë në faqen e tij punimet për Lagjen Kalabria.
Rama tha se sot ka nisur ndërtimi i shkollës moderne me mbi 6500 metra katror, shkollë kjo e cila do të ofrojë kushte të nivelit evropian për arsimtarët dhe fëmijët tanë.
“Klasa mësimore, laboratore të shumta, sallë të edukatës fizike e pajisje digjitale që do të bëjnë fëmijët tanë të arsimohen ashtu siç e meritojnë. Me përfundimin e kësaj shkolle, rreth 1000 fëmijë të Lagjes Kalabria nuk do të humbin kohë në udhëtim në shkolla të lagjeve tjera dhe telashet e prindërve për t'i bartur fëmijet e tyre do të marrin fund. Kjo do të reduktojë dukshëm komunikacionin në Kryeqytet”, shkruan Rama.