Rama: Shqipëria do të eksportojë makina ushtarake “Made in Albania” - NACIONALE

Rama: Shqipëria do të eksportojë makina ushtarake “Made in Albania”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se Shqipëria do të eksportojë makina ushtarake ‘Made in Albania”.

Gjatë një takimi me përfaqësues biznesesh, ai ka deklaruar se një gjë e tillë nuk ka mundur ndodh më parë.

“Do ta bëj Shqipërinë falë Arjelës (pjesë e takimit), kompanisë së saj, prodhimet do jenë ‘Made in Albania’ dhe Shqipëria do të eksportojë në tregje të tjera makina ushtarake të gjeneratës së fundit. Kjo është diçka që ndodh sot, por nuk mund të ndodhte disa vite më parë. Do na japin mundësinë jo vetëm që të prodhojmë për nevojat tona, strategjia jonë është që të blejmë jashtë vetëm ato gjëra që nuk i kemi këtu. Duke krijuar kështu një front të ri punësimi. Në këtë industri pagat janë domethënëse. Paga mesatare në këtë kompani këtu është 1000 euro”, ka thënë Rama, raporton TCh.

Lajme të ngjashme