Rama: “Shelli” është në fazën e zbulimit të gazit dhe naftës në Shqipëri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se kompania Shell po realizon një zbulim shumë të rëndësishëm në Shqipëri.
Gjatë një bashkëbisedim me përfaqësues të biznesit holandez që operojnë aktualisht në Shqipëri, ai ka thënë se tani janë në fazën e zbulimit të rëndësishëm në tokë të gazit dhe naftës.
“Ne kemi kënaqësinë dhe priviligjin për të pasur në vendin tonë Shellin. Kemi shpresë që shumë shpejt të mund të ndajmë me opinion tonë publik një zbulim shumë të rëndësishëm që Shelli po arrin të realizojë në vendin tonë. Ata hezitojnë të flasin për shifra, por shenjat tregojnë se mund të jemi në fazën e zbulimit të rëndësishëm në tokë të gazit dhe naftës që do të ndikojë në të ardhmen e vendit tonë, por do të luajë rol dhe në të ardhmen energjitike të Evropës”, ka thënë ai.