Rama: Rrjeti i kanalizimit në Prishtinë po përmirësohet
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se rrjeti i kanalizimit në kryeqytet është përmirësuar.
Rama tha se janë duke punuar në ndërtimin e 17.3km rrjet të kanalizimit fekal në fshatrat e Prishtinës.
“Ky projekt i rëndësishëm do të përmirësojë ndjeshëm kushtet higjienike dhe cilësinë e jetës për banorët e këtyre zonave”, shtoi ai.