Rama: Qeveria e re e Kosovës po e bllokon qëllimisht buxhetin e miratuar të kryeqytetit - NACIONALE

Rama: Qeveria e re e Kosovës po e bllokon qëllimisht buxhetin e miratuar të kryeqytetit

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë Kurti se po ia bllokon buxhetin e miratuar.

Ai ka bërë me dije se këtë qeveria po e bën në mënyrë të qëllimshme.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar se çdo ndërhyrje për ta sabotuar buxhetin e kryeqytetit është shkelje e drejtpërdrejtë e rendit institucional.

“Sot po flas jo vetëm si Kryetar i Prishtinës, por si përfaqësues i mbi 300 mijë qytetarëve që po penalizohen padrejtësisht. Qeveria e re e Kosovës po bllokon qëllimisht buxhetin e miratuar të Kryeqytetit. Ky nuk është vonim teknik. Nuk është keqkuptim administrativ. Është vendim politik për ta dobësuar Prishtinën. Buxheti i Kryeqytetit është votuar sipas ligjit. Është dokument zyrtar i Republikës së Kosovës. Çdo ndërhyrje për ta anashkaluar apo për ta sabotuar atë është shkelje e drejtpërdrejtë e rendit institucional”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Le ta them qartë: kur ndalet buxheti i Prishtinës, ndalet ndërtimi i shkollave, ndalet përmirësimi i infrastrukturës, ndalet investimi në çerdhe, ndalet zhvillimi ekonomik. Kjo nuk është luftë ndaj Kryetarit. Kjo është ndëshkim kolektiv ndaj qytetarëve. Prishtina nuk është pronë e asnjë partie. Prishtina është Kryeqyteti i Republikës. Nëse Qeveria mendon se mund ta përdorë si mjet presioni politik, atëherë po gabon rëndë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme