Rama për vdekjen e “Shemit”: Ishte imazh i gjallë i Prishtinës – zë rebelimi, shprese dhe lirie - NACIONALE

Rama për vdekjen e “Shemit”: Ishte imazh i gjallë i Prishtinës – zë rebelimi, shprese dhe lirie

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të vokalistit të grupit “Ilirët”, Shemsi Krasniqi.

Përmes një postimi, i pari i Prishtinës e ka cilësuar të ndjerin jo vetëm si artist, por si një simbol të kryeqytetit dhe të një epoke kur muzika ishte mjet rezistence.

Postimi:

Me dhimbje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Shemsi Krasniqit, zërit të paharruar të grupit legjendar “Ilirët”.

Shemi ishte artist që nuk i përkiste vetëm skenës, por edhe shpirtit të një kohe, një brezi dhe një qyteti të tërë. Ishte imazh i gjallë i Prishtinës në vitet kur muzika rock ishte zë rebelimi, shprese dhe lirie.

Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë adhuruesve të muzikës së tij.

Humbja është e madhe, por gjurma që la në historinë e muzikës shqiptare dhe në kujtesën e kryeqytetit do të mbetet e pashlyeshme.

Lajme të ngjashme