Rama publikon pamje nga Pediatria e kryeqytetit, thumbon Qeverinë: Ky është standardi ynë i ndërtimit - NACIONALE

Rama publikon pamje nga Pediatria e kryeqytetit, thumbon Qeverinë: Ky është standardi ynë i ndërtimit

3 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thumbuar Qeverinë e Kosovës pasi ka shpërndarë pamje nga Pediatria e kryeqytetit, duke thënë se ky është standardi me të cilin ndërtohet në kryeqytet.

Rama tha se ndryshimi nuk ka nevojë për fjalë.

Ky reagim i Ramës vjen pasi një nënë publikoi pamje nga Pediatria në QKUK, të cilat ishin skandaloze, dhe pasuan me reagime të shumta nga shoqëria civile dhe qytetarët.

Pediatria në Kryeqyteti Prishtina

Kur punohet për qytetarët e jo për pushtet, ndryshimi nuk ka nevojë për fjalë. Ai shihet në çdo shërbim dhe përjetohet nga çdo familje që hyn në këto hapësira në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kryeqytet.

Ky është standardi që ndërtojmë në Kryeqytet, institucione publike moderne, funksionale dhe në shërbim të secilit qytetar.

Lajme të ngjashme