Rama: Premtimi jonë po bëhet realitet
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, lajmëron për fillimin e digjitalizimit të shkollave, duke u shpreh se premtimi i tij po bëhet realitet.
“Bashkë me Nënkryetaren dhe Drejtoren për Arsim, Dr.Jehona Lushaku Sadriu, shpërndamë 175 tabela të mençura në shkollat tona. Këto tabela do ta lehtësojnë dhe modernizojnë mësimdhënien për fëmijët tanë 
dhe arsimtarët që të jenë në hap me kohën
”, shkruan Rama.