Rama pezullon zyrtarë pas shembjes së rrugës, paralajmëron “zero tolerancë” - NACIONALE

Rama pezullon zyrtarë pas shembjes së rrugës, paralajmëron “zero tolerancë”

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pezulluar dy inspektorë dhe një zyrtar përgjegjës pas shembjes së rrugës “Don Shtjefën Kurti”.

“Kam ndërmarrë masa të menjëhershme…janë pezulluar nga puna dy inspektorët…si dhe zyrtari përgjegjës”, njoftoi ai.

Rama shtoi se inspektimi i punishteve duhet të jetë i rreptë dhe i vazhdueshëm për të garantuar sigurinë publike.

“Çdo neglizhencë…është e patolerueshme”, deklaroi ai, duke shtuar se komuna është e gatshme për bashkëpunim të plotë me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Ai kërkoi përgjegjësi edhe nga kompanitë ndërtimore, duke paralajmëruar masa të rënda ligjore për çdo shkelje.

Lajme të ngjashme