Rama: Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 po ecin sipas planit
Prishtina do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare më 2030, në bashkëpunim me Shqipërinë.
Kryetari Përparim Rama, nga Taranto, tha se përgatitjet po avancojnë dhe se rezultatet do t’i prezantohen Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare.
“Prishtina 2030 tashmë është duke u përgatitur, çdo gjë po shkon mirë”, deklaroi Rama në Klan Kosova.
Lojërat do të zhvillohen kryesisht në Prishtinë dhe Durrës, duke u cilësuar si një ngjarje madhore sportive.