Rama për Vuçiqin: Për Kosovën ramë dakord që nuk do të pajtoheshim - NACIONALE

Rama për Vuçiqin: Për Kosovën ramë dakord që nuk do të pajtoheshim

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama për gazetën gjermane Der Spiegel, ka thënë se me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk pajtohen vetëm për një gjë.

Ani pse bashkëpunimi mes tyre është në nivelin e duhur, Rama ka thënë se me Vuçiqin, u pajtuan se për çështjen e Kosovës nuk pajtohen.

Për Kosovën ramë dakord që nuk do të pajtoheshim. Mendoj se Serbia duhet ta njohë Kosovën. Por, Aleksandar Vuçiq nuk mund ta bëjë këtë. Por, të paktën mund të flasim për këtë temë. Dhe ne bashkëpunojmë në projekte si ai i Ballkanit të Hapur”, ka thënë Rama.

Lajme të ngjashme