Rama për pronat: PDK e VV s’e thanë asnjë fjalë rreth vendimit, pas raportimeve e politizuan - NACIONALE

Rama për pronat: PDK e VV s’e thanë asnjë fjalë rreth vendimit, pas raportimeve e politizuan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka folur edhe një herë rreth vendimit për këmbimin e pronave, vendim ky që u komentua shumë këto ditë.

Rama në seancën e Kuvendit Komunal të Prishtinës ka thënë se ky është një proces që rrjedh nga disa vendime të nivelit qendror, duke u shprehur se komuna ka ndjekur të gjitha procedurat e parapara ligjore.

“Për më tepër, ky proces ka rrjedh nga një numër i vendimeve të nivelit qendror, pra Ministrisë së Ambientit, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal. Nga momenti që qeverisja jonë ka vazhduar këtë proces, janë ndjek të gjitha procedurat e parapara ligjore. Pra, për këtë çështje, janë dërguar pikat e rendit të ditës me kohë, përfshi këtë pikë për këmbim.” – ka thënë ai.

Sipas tij, një vendim i tillë është miratuar edhe në Kuvend, por nuk ka pasur regime as nga PDK e LVV. Kështu, ai pretendoi se pas shkrimit “të pavërtetë e tendencioz”, u politizua kjo çështje.

“Nuk ka reaguar askush. Vendimi është miratuar në këtë Kuvend. Nuk ka reaguar askush. Kanë kaluar disa javë. Asnjë fjalë nuk e kanë thënë nga PDK e as LVV. Pas një shkrimi të pavërtetë dhe tendencioz, ju e politizuat këtë çështje.”tha ai.

Lajme të ngjashme