Rama për ngjarjen e Gramshit: Institucionet funksionuan si duhet - NACIONALE

Rama për ngjarjen e Gramshit: Institucionet funksionuan si duhet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter, i është përgjigjur akuzave opozitare lidhur me pretendimet e tyre për neglizhencë të mbrojtjes së strukturave ushtarake shtetërore.

Kreu i qeverisë tha se institucionet, kanë funksionuar si duhet në çdo rast.

Me ironi, Rama shkruan për gjithë zhurmën mediake, të cilën e kanë jetësuar kundërshtarët e tij politikë.

“Me u gjet Kola në punë!’ është një shprehje popullore që kaq shumë u shkon mbrojtësve të zellshëm të Sigurisë Kombëtare, shfaqur me të gjitha bateritë në ekrane, portale e faqe personale, duke mos lënë gjë pa thënë përveç të vërtetës: Institucionet kanë funksionuar siç duhet!”, shkruan Rama.

Në ngjarjen e Uzinës Ushtarake të Gramshit, dy efektivë të Ushtrisë mbetën të plagosur lehtë, gjatë neutralizimit të një shtetasi rus, i cili është tashmë nën akuzë për spiunazh.

Dy shtetas të tjerë, një ruse dhe një ukrainas, janë kapur gjithashtu disa minuta pas ngjarjes në uzinën e Gramshit, ku mendohet se edhe ata janë pjesë e celulës.

Lajme të ngjashme