Rama për mbylljen e TikTok në Shqipëri: Brenda 15 ditëve do jetë totalisht ‘black out’ - NACIONALE

Rama për mbylljen e TikTok në Shqipëri: Brenda 15 ditëve do jetë totalisht ‘black out’

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mbyllja e TikTok në Shqipëri ka filluar. Kryeministri Edi Rama thotë se brenda 15 ditëve rrjeti social do të jetë totalisht ‘black out’.

Nga Lushnja në një takim me mësuesit, Rama tha se 95 për qind e mësuesve dhe prindërve, me të cilët janë konsultuar, janë dakordësuar për mbylljen e këtij rrjeti social.

“Kemi vendosur mbylljen duke u konsultuar me 95 përqind. Ka qenë vendimmarrje ku nuk ka pyetur njeri socialist apo demokrat se kanë pasur parasysh fëmijët e vet dhe 95 përqind prindër e mësues thoshin se duhet të mbyllet. Patjetër që kemi marrë vendim të mbyllet dhe paralelisht kemi hapur dialog me kompaninë, kemi thënë se Tiktok nuk do ta lejojmë të vazhdojë të funksionojë dhe të hyjë nëpër shtëpitë e familjeve tona si skuth me gjithë ato produkte që janë pa filtër. Nuk e kemi fare me ju, në kuptimin, jo ndonjë gjë ideologjike me ju, por duam garanci. Psh, kemi nxjerrë një sërë gjërash, ia kemi vënë kompanisë në dispozicion.

Lajme të ngjashme