Rama për Liburn Aliun: E falënderoj për bashkëpunimin, largimi i tij është humbje për institucionet
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka falënderuar publikisht Liburn Aliun për bashkëpunimin e shkëlqyer.
Ai ka thënë se largimi i Aliut është humbje për institucionet.
Postimi:
Dua ti shpreh mirënjohjen time më të thellë Liburn Aliut, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe korrektësinë që tregoi gjatë gjithë kohës sa ishte Ministër i Infrastrukturës në raport me mua si Kryetar i Kryeqytetit.
Largimi i tij nga institucioni nuk është vetëm një humbje për institucionet, por për të gjithë ne që besojmë tek puna dhe idealet e larta të shërbimit publik.
I uroj suksese në çdo hap të ri dhe e falënderoj nga zemra për kontributin e tij të çmuar në zhvillimin e Kryeqytetit dhe në forcimin e unitetit tonë qytetar dhe kombëtar.