Rama për Hajrulla Çekun: Ka bllokuar në çdo pikë ku ka qenë e nevojshme ndihma - NACIONALE

Rama për Hajrulla Çekun: Ka bllokuar në çdo pikë ku ka qenë e nevojshme ndihma

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kritikoi ashpër kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për udhëheqjen e kryeqytetit, Hajrulla Çekum. Në një intervistë për emisionin Frontal në T7, Rama e ka cilësuar ish-ministrin e Kulturës si një figurë që ka penguar vazhdimisht bashkëpunimin institucional mes ministrisë dhe komunës.

Sipas Ramës, Komuna e Prishtinës ka ofruar mbështetje për çdo kërkesë që ka ardhur nga Ministria e Kulturës, por përgjigja ka qenë në formën e bllokadës dhe mungesës së vullnetit për bashkëpunim të ndërsjellë.

“Ja që na doli kandidat. Një person të cilit jam mundu t’i ndihmojë, për çkado që ka pasë kërkesë Ministria e Kulturës ndaj Komunës së Prishtinës, ne kemi hapë rrugë. Mirëpo kurdo që ata është dashtë që t’i ndihmojnë Komunës, kanë blloku, në secilën pikë”, tha ai.

Lajme të ngjashme