Rama për deklaratën nxitëse të Dodikut: I befasuar nga mungesa e reagimit nga partnerët tanë të BE-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj deklaratave nxitëse për “Serbinë e Madhe”, të kreut të Republika Srpska, Milorad Dodik.
Përmes një reagimi në rrjetin social X, Rama është shprehur i habitur ndaj heshtjes së Bashkimit Evropian lidhur me deklaratat problematike të Dodik-ut.
Kryeministri shqiptar ka thënë se shpreson që heshtja “të thyhet sa më shpejt”.
“Kanë kaluar tri ditë që nga deklaratat e rrezikshme dhe nxitëse kundër Bosnje-Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi. Duhet të rrëfej, jam i befasuar nga mungesa e reagimit të deritanishëm nga partnerët tanë të BE-së dhe sinqerisht shpresoj që kjo heshtje të thyhet sa më shpejt!”, tha Rama.
Three days have passed since the dangerous and inflammatory remarks were made against Bosnia and Herzegovina, Kosova, and Montenegro. I must confess, I am surprised by the lack of reaction from our EU partners so far, and I sincerely hope that this silence will be broken as soon…
— Edi Rama (@ediramaal) October 31, 2023