Rama pas votimit për liberalizimin e vizave: BE-ja po e heq njollën e turpit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas votimit pro liberalizimit të vizave për Kosovën nga Këshilli i BE-së.
Rama ka shkruar se në këtë formë BE-ja po e heq njollën e trajtimit të Kosovës.
POSTIMI:
Një hap i vonuar padrejtësisht me vite u hodh sot nga BE-ja, e cila më në fund po e heq nga vetja njollën e turpit të trajtimit të Kosovës si të ishte një vend jashtë Europës!
Urime jo vetëm Kosovës, po edhe Bashkimit Europian🙏