Rama pas vdekjes së punëtorit: Tragjedi që duhet të na rikujtojë se siguria në punë duhet të jetë prioritet - NACIONALE

Rama pas vdekjes së punëtorit: Tragjedi që duhet të na rikujtojë se siguria në punë duhet të jetë prioritet

3 orë më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas aksidentit tragjik në një kantier ndërtimi në rrugën “Holger Petersen”, ku një punëtor humbi jetën dhe një tjetër u lëndua.

Rama u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimës, ndërsa punëtorit të lënduar i uroi shërim të shpejtë.

Ai falënderoi Brigadën Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, Policinë e Kosovës, ekipet e Urgjencës Mjekësore, Njësinë për Reagim të Shpejtë dhe Siguri, si dhe Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca për ndërhyrjen e menjëhershme dhe profesionale.

Sipas Ramës, organet kompetente po hetojnë rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti. Ai shtoi se vlerësimi nëse janë respektuar standardet e sigurisë dhe mbrojtjes në punë është përgjegjësi e Inspektoratit të Punës.

Ai tha se se siguria e punëtorëve duhet të trajtohet si prioritet i padiskutueshëm.

“Humbja e një jete në vendin e punës është një tragjedi që duhet të na rikujtojë të gjithëve se siguria në punë duhet të jetë prioritet i panegociueshëm dhe standard që respektohet në çdo vendpunishte”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme