Rama paralajmëron rikthimin e teleferikut në Gërmi - NACIONALE

Rama paralajmëron rikthimin e teleferikut në Gërmi

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se projekti për rikthimin e ski-liftit në Gërmi është drejt konkretizimit.

“Rikthimi i ski-liftit […] është rikthim i një ndjenje […] dhe një mundësi e re për brezat që vijnë”, deklaroi ai, duke e cilësuar Gërminë si hapësirë me potencial të madh rekreativ.

Sipas Ramës, janë zhvilluar takime me përfaqësues të sportit dhe institucioneve për të përcaktuar hapat konkretë të projektit.

Ai theksoi se, për shkak të statusit të mbrojtur të zonës, çdo veprim do të bëhet “në përputhje të plotë me standardet mjedisore dhe kornizën ligjore”.

Lajme të ngjashme