Rama: Nuk ka paralele mes Kosovës dhe Krimesë - NACIONALE

Rama: Nuk ka paralele mes Kosovës dhe Krimesë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka hedhur poshtë pretendimet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, i cili vazhdimit krahason rastin e Kosovës me atë të Krimesë.

Në fjalën e tij në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Rama ka thënë se këto raste nuk mund të krahasohen.

Sipas tij, presidenti rus nuk e mbështet në asnjë provë këtë krahasim.

Hipokrizia e një bashkësie ndërkombëtare që qëndron mënjanë, e bën sehir derisa ata torturohen deri në nënshtrim. Ata shpresojnë të rezistojnë derisa munden. Ky është rasti i kombit të Ukrainës, e ky ishte rasti i kombit të Kosovës disa dekada më parë. Nuk ka dyshim që të gjithë keni vënë re se sa i zellshëm është presidenti i Rusisë, për të vënë paralele mes Krimesë dhe Kosovës. Nuk është e pavend, edhe pse provat nuk e mbështesin në asnjë mënyrë. Nuk ka asnjë paralele mes Krimesë dhe Kosovës, por ka diçka të ngjashme mes Kosovës dhe Ukrainës”, ka thënë Rama.

Me tej, ai ka shtuar se të gjithë duhet të mësohet që Kosovë t`i referohen se Republikë e Kosovës dhe jo si Kosovo.

A nuk do të ishte mirë t’i mësoni njerëzit ta shkruajnë Republika e Kosovës, e jo Kosovo. Ka një analogji edhe më të fortë midis Carit që ulet në frontin e Kremlinit, dhe kasapit që mbante pozicionin e komandantit të përgjithshëm të Serbisë gjatë luftës në Kosovë. Janë dy kombe për të jetuar të lirë me gjuhën e tyre, kulturën e tyre, të përndjekur nga të njëjtit demonë të së kaluarës. Ka dy tiranë të dëshpëruar, një i vdekur, e tjetri që luan me vdekjen duke iu qepur vizioneve të madhështisë të së shkuarës, për të manipuluar qytetarët e vetë”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme