Rama njofton: Merret vendimi që ndalon bllokimin e hapësirave publike me mallra
Perparim Rama, kryetar i Prishtinës, ka njoftuar se është marrë vendimi që ndalon bllokimin e trotuareve me mallra.
Rama ka shkruar edhe se, hapësirat publike janë të qytetarëve e të askujt tjetër.
Postimi:
Hapësirat publike janë të qytetarëve, të askujt tjetër!
Është marrë vendim për ndalimin e ekspozimit të mallrave në hapësira publike dhe në rrugë.
Nuk ka më mallra në trotuare.
Nuk ka më bllokim të rrugëve.
Nuk ka më zënie të hapësirave që u takojnë të gjithëve.
Këto hapësira janë për të ecur lirshëm, për fëmijët, për familjet, jo për t’u uzurpuar.