Rama nga Beogradi: Shqipja dhe serbishtja janë gjuhë të çuditshme - NACIONALE

Rama nga Beogradi: Shqipja dhe serbishtja janë gjuhë të çuditshme

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qëndruar sot në Beograd për të marrë pjesë në samitin e radhës të Ballkanit të Hapur.

Në kuadër të Ballkanit të Hapur po mbahet edhe panairi i parë ndërkombëtar i verës për të promovuar verërat e rajonit.

Rama teksa i quajti gjuhën shqipe dhe atë serbe, gjuhë të çuditshme, ai kërkoi të këtë bashkëjetesë ndermjet shqiptarëve dhe serbëve.

“Më duhet të flas në gjuhën time të çuditshme sepse nuk e njoh gjuhën tuaj të çuditshme. Vendos mos e përdor fjalën që ka përdorur ekipi im, sepse fillonte me shprehjen qe ne në Shqipëri kemi krijuar verën e parë që në epokën e bronzit. Nuk e di sa e vërtetë është kjo, por kemi humbur shumë kohë se kush e ka marrë I pari të drejtën që të jetojmë në këtë vend. Asnjë prej nesh nuk do të shkojë në vend tjetër. Si të qëndrojmë këtu në këtë vend duke qenë të gjithë në të njëjtën lagje të Europës. Të jetojmë në paqe apo të hedhim gurë njëri-tjetrit. Sot janë 22 prodhues nga Shqipëria, ndërkohë që në Shqipëri çdo vit rrit me 10% sipërfaqja e vreshtave”, tha Rama.

Lajme të ngjashme