Rama: Nga 1 janari flotë e re e autobusëve, do të ketë më shumë linja - NACIONALE

Rama: Nga 1 janari flotë e re e autobusëve, do të ketë më shumë linja

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se një flotë e re e autobusëve do të vijë nga një janari 2025.

Ai ka thënë se nga sot ka filluar “reformimi i sistemit të transportit public”.

Rama po ashtu ka deklaruar që do të ketë më shumë linja të autobusëve dhe do të jetë “një biletë për të gjitha linjat”.

Postimi i plotë në Facebook:

Linja të reja, autobusë të rinj për qytetarët tanë

Sot kemi filluar me reformimin e sistemit të transportit publik. Kjo reformë do të sjellë:

- Flotë të re të autobusëve nga 1 janari 2025

- Më shumë linja të autobusëve sipas nevojave të qytetarëve

- Mbulim i më shumë rrugëve me transport publik

- Një biletë për të gjitha linjat në Kryeqytet, pra biletë e integruar

- Sisteme digjitale të pagesës së biletave

Çdo hap i kësaj reforme është bërë në bashkëpunim të ngushtë dhe në konsultim me operatorët privat të linjave të autobusëve, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, përfaqësuesit e bankave në Kosovë dhe të tjerë.

Kjo reformë do të përfshijë garantimin e kredive për blerjen e autobusëve privat, dhe rrjedhimisht dhënien e linjave të reja për këta operatorë privat.

Lajme të ngjashme