Rama: Në Odën e Kryeqytetit mirëprita Koordinatorin e ri të Zhvillimit të OKB-së në Kosovë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur Koordinatorin e ri të Zhvillimit të OKB-së në Kosovë, Stephen O’Malley dhe përfaqësuesin e UNDP-së në Kosovë.
Ai ka bërë me dije se në këtë takim ka diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Kryeqytetit dhe OKB-së.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se në veçanti kanë diskutuar për projektet e qëndrueshme dhe mbështetje për prioritetet strategjike të Prishtinës.
“Bashkëpunimi me Kombet e Bashkuara mbetet thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm të Kryeqytetit. Në Odën e Kryeqytetit mirëprita Koordinatorin e ri të Zhvillimit të OKB-së në Kosovë, Stephen O’Malley dhe Nuno Queirós përfaqësues rezident i UNDP-së në Kosovë. Diskutuam për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Kryeqytetit dhe OKB-së, me fokus në iniciativa zhvillimore, projekte të qëndrueshme dhe mbështetje për prioritetet strategjike të Prishtinës. Vazhdojmë bashkëpunimin në funksion të prioriteteve zhvillimore të Kryeqytetit”, ka shkruar ai.