Rama: Mosvotimi Berishës për rezolutën kundër raportit të Marty është neveri politike
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar liderin e PD-së, Sali Berisha, i cili nuk e ka votuar rezolutën Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, Rama ka shkruar se verimi i Berishës është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman. “Mosvotimi dje në Kuvend nga ana e të damkosurit si NonGrata (tanimë jo vetëm nga SHBA)i rezolutës për hedhjen poshtë në mungesë totale provash të raportit të Dick Marty, është një tjetër arsye neverie për politikën pa din e iman të kinse patriotëve kundër Kosovës!Faleminderit të tjerëve!”, ka shkruar Rama.
Kuvendi i Shqipërisë dje këtë rezolutë e ka votuar me 125 vota asnjë kundër dhe asnjë abstenim.