Rama me letër publike ndaj Kurtit për zhbllokim të projektit për Unazën e Prishtinës
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka drejtuar një letër të hapur kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke i kërkuar zhbllokimin e projektit të Unazës së Kryeqytetit.
Rama ka theksuar se projekti ka mbetur i bllokuar në nivelin qendror për më shumë se katër vjet, pavarësisht përgatitjeve të plota teknike dhe ligjore nga ana e Komunës së Prishtinës.
Në letër, ai kujton se Kurti gjatë fushatës zgjedhore kishte kërkuar publikisht zhbllokimin e këtij projekti, duke e cilësuar atë si investim strategjik dhe me rëndësi kombëtare.
Rama thekson se Unaza e Prishtinës është miratuar për financim nga BERZH në vlerë prej 206 milionë euro, nga të cilat deri në 40 për qind janë grante të pakthyeshme.
Sipas tij, çdo vonesë rrezikon humbjen e këtyre fondeve dhe dëmton interesin publik, duke kërkuar që interesat e qytetarëve të vendosen mbi kalkulimet politike.