Rama mbron idenë e themelimit të “shtetit islamik bektashi”: Promovon një version tolerant të Islamit
Sot gjatë ditës, gazeta e njohur amerikane “New York Times”, u publikua një artikull, ku shkruhej se në Tiranë mund të themelohet një shtet islamik i urdhrit bektashi.
Madje, vetë Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, ka mbrojtur këtë ide.
Duke folur në lidhje me këto plane, kryeministri Edi Rama ka thënë se do t’i zbulojë në një të ardhme të afërt, dhe se do të quhet “Shteti Sovran i Urdhrit Bektashi”.
Rama ka thënë se synon që shteti i ri të promovojë një version tolerant të islamit me të cilin Shqipëria krenohet.
“Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është tolerance fetare dhe nuk duhet ta marrim asnjëherë për të mirëqenë.” – ka thënë ai, transmeton Nacionale.