Rama lavdëron kandidatin e LDK-së për deputet: Manaj ka qenë një nga shtyllat kryesore të funksionimit të kryeqytetit
Kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, e ka lavdëruar nënkryetarin e tij, Shkëmb Manaj, i cili në zgjedhjet e 28 dhjetorit është kandidat për deputet në listën e LDK-së.
Ai ka vlerësuar së gjatë këtyre katër viteve Manaj ka qenë një nga shtyllat kryesore të funksionimit dhe avancimit të kryeqytetit.
Përmes një video të postuar në rrejte sociale, Rama ka thënë se Manajn e ka pasur pranë në përballjet ligjore dhe politike me Qeverinë Kurti.
“Gjatë këtyre katër viteve, Shkëmb Manaj ka qenë një nga shtyllat kryesore të funksionimit dhe avancimit të kryeqytetit. Në çdo vendim të rëndësishëm për Prishtinën e kam pasur pranë si bashkëpunëtor të besueshëm në mbrojtjen e interesit publik. Ka luajtur rol kyç në përballjen ligjore dhe politike me një qeveri bllokuese për realizimin e projekteve të mëdha dhe të rëndësishme të Prishtinës”, ka thënë Rama.