Rama: Krenari për flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Evropës - NACIONALE

Rama: Krenari për flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Evropës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe sot ka publikuar një fotografi nga Brukseli pas hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Rama ka uruar ditë të mbarë për shqiptarët duke thënë se është krenari që flamuri i heroit Gjergj Kastrioti Skendërbeu dhe Ismaili Qemalit valon në oborrin e BE-së.

“Mirëmengjesi, me krenari për flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Europës”, ka shkruar Rama në Facebook.

Përveç Shqipërisë, BE ka hapur negociatat për anëtarësim edhe me Maqedoninë e Veriut.

Lajme të ngjashme