Rama: Kosova me Serbinë t’i tejkalojnë problemet, t’i pamundësohet Rusisë ndikimi në rajon - NACIONALE

Rama: Kosova me Serbinë t’i tejkalojnë problemet, t’i pamundësohet Rusisë ndikimi në rajon

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Kosova dhe Serbia duhet t’i tejkalojnë mospajtimet në mënyrë që Rusisë t’i pamundësohet ndikimi në rajon.

Këto deklarata ai citohet t’i ketë bërë gjatë Forumit Globsec në Pragë të Çekisë.

Sipas “REL”, kur është pyetur nëse Rusia ka bërë përpjekje për t’u përzier në çështjet e brendshme të Shqipërisë, Rama u përgjigj:

“Kemi pasur diçka [ndikim rus] por jo diçka masive. Ajo është shumë prezente dhe mund të bëjë shumë dëm në pjesë tjera të Ballkanit. Prandaj na duhet që Kosova dhe Serbia të tejkalojnë atë konflikt, prandaj na duhet ta mbajmë Serbinë sa më afër që mundemi. Sa më shumë që lidhim anëtarësimin në BE, me anëtarësimin në NATO, dhe sa më shumë që NATO-ja është prezente në vendet e Ballkanit, do të jetë më mirë”.

Lajme të ngjashme