Rama kërkon të hiqen masat e BE-së: Janë bllokuar rreth 20 milionë euro - NACIONALE

Rama kërkon të hiqen masat e BE-së: Janë bllokuar rreth 20 milionë euro

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës se Prishtinës Përparim Rama, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se për shkak të masave ndëshkuese të BE-së,janë bllokuar mjetet për sallën Koncertale dhe Muzeut të Artit.

“Viti 2024 është i planifikuar me një numër të madh të projekteve madhore, pra e kemi nënkalimin prej pas Teatrit deri tekë komuna, ku e kemi nënkalimin i cili do ta lidh tregun e gjelbër me sheshin. E kemi edhe projektin e tregut të gjelbër, pra ku e bëjmë bartjen në zonën ku ka qenë zona e AKP-së. Kemi projektin e platformës e cila e ndërlidh Arbërinë me Pallatin e Rinisë, vetëm se e kemi kryer projektin detal për krimin e nënkalimit prej Flamurit deri tek Stacioni i Autobusëve”.

“Tash vetëm se jemi në përfundim të projektit detal për Sallën Koncertale dhe Muzeut të Artit. Për fat të keq Kosova është nën masa dhe lutemi që sa më parë që të kem mundësin që Kosova të mos jetë nënë masa sepse kjo është e ndërlidhur edhe me një fond prej 15 deri në 20 milionë euro, që është i premtuar nga BE-ja që të na ndihmoj në ndërtimin e kësaj ndërtese monumentale me rëndësi shumë të madhe për artin edhe kulturën në kryeqytet.” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme