Rama: Isha i hapur për bashkëpunim, më pas u përballa me bllokada të qëllimshme nga VV-ja - NACIONALE

Rama: Isha i hapur për bashkëpunim, më pas u përballa me bllokada të qëllimshme nga VV-ja

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se gjatë mandatit të tij të parë është përballur me vështirësi të qëllimshme nga niveli qendror i pushtetit.

Duke folur në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, ai tha se qysh në fillim kishte qenë i gatshëm të bashkëpunojë me të gjitha subjektet politike për projekte që, sipas tij, i shërbejnë kryeqytetit. Por, Rama theksoi se më vonë ka kuptuar se qeveria e Kurtit i kishte vendosur barriera sistematike punës së tij.

“Për fat të keq po them, dy vjetët e para kam qenë i hapur për bashkëpunim me të gjithë dhe kam pritur që do të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë me të gjithë pa marrë parasysh çfarë partie janë. Pas dy vjetësh e kuptova që Vetëvendosja për shembull ka qenë bllokuese dhe kanë bërë bllokada të qëllimshme, dhe nuk e kam kuptuar këtë.“, ka thënë Rama në DPT Te Fidani në Klan Kosova.

Ai përmendi si shembull projektet infrastrukturore madhore, si Unaza e Kryeqytetit, për të cilat tha se janë ideuar për të mirën e qytetarëve dhe jo interesa personale.

“Fillimisht kam menduar që dikush që është i zgjedhur prej qytetarit të kryeqytetit duhet me iu bashku një vizioni, një transformimi të mirëfilltë. I kemi pasur projektet më madhore si Unazën e Kryeqytetit që është për të mirën e të gjithëve, nuk është ajo për të mirën time personale, është për të mirën e kryeqytetit, edhe tek e fundit, kryeqyteti më ka votuar mua për me i shty proceset përpara.” – shtoi ai.

Lajme të ngjashme