Rama i lë qentë, shkon në Tajvan për ta binjakëzuar Prishtinën me Kaohsiungun
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka binjakëzuar kryeqytetin e Kosovës me qytetin Kaohsiung të Tajvanit të largët.
Në faqen e Komunës së Prishtinës në “Facebook” thuhet se Rama nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me homologun e Kaohsiungut, Chen Chi – mai, për bashkëpunim ekonomik dhe industrial.
Më tej, thuhet se u diskutua për mundësinë që kompanitë nga Prishtina ta zgjerojnë praninë e tyre në tregun aziatik “përmes hapjes së hapësirave fizike në Kaohsiung”.
“Kjo lëvizje strategjike pritet të lehtësojë qasjen e kompanive të Prishtinës në tregun e gjerë tajvanez dhe të forcojë më tej lidhjet ekonomike dhe kulturore ndërmjet dy qyteteve” – ka deklaruar kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama.