Rama i kërkon OKB-së hetime që faktojnë trillimet e raportit të Dick Marty-t kundër UÇK-së
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një apel të drejtpërdrejtë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Rama kërkoi sot që ky organ të plotësojë kërkesën e Shqipërisë për paraqitjen e një raporti të ri, i cili bie ndesh me raportin e Dik Martit me prova dhe fakte dhe, që sipas Ramës, nxinë qëllimisht jo vetëm UÇK-në, por edhe historinë e Kosovës.
Rama e hodhi poshtë raportin si trillim dhe fantazi, por theksoi faktin se në bazë të asaj që shkruante politikani zviceran në vitin 2011, liderët e UÇK-së edhe sot janë të burgosur padrejtësisht.
“Në 2011, u soll raporti i Dick Marty ku akuzohej ushtria e kosovës për trafikimin e organeve, duhet të ishte paguar si tregimtar, por jo si raportues i Këshillit të Europës. Jo vetëm që shumë i besuan, po u shndërruan në faktorë kyç për ngritjen e dhomave të specializuara dhe u bë një nga rastet më të rënda të manifesti kundër pavarësisë së Kosovës. Asnjë grimë prove apo treguesi nuk u gjet askund në Kosovë dhe asnjë vend tjetër, e megjithatë, dhomat e specializuara kanë arrestuar pa padi Hashim Thaçin, ai priti një vit në burgim deri sa u akuzua zyrtarisht, imagjinojeni njëherë, presidenti juaj, që merret nga zyra çohet në një vend të tretë që mbahet i ndaluar për një vit të tërë pa asnjë akuzë zyrtare, as edhe një fjalë e vetme e aktakuzës nuk ka të bëjë me raportin e Këshillit të Europës, për krimin e pretenduar të trafikimit, një fantazi e tërë, dështim monumental në nivel ndërkombëtar, njollosje e një vendi. Ne mendojmë që Asambleja do të nevojë të vërtetën dhe do të pranojë kërkesën e Shqipërisë për të pasur një raport vijues, ndërkohë që dëmi është bërë dhe të ndihmojë të rivendosë besueshmërinë enjë organizatë kaq të rëndësishme”, tha Rama në OKB.